E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrja e pushtetit me dhune jo legjitime

Robert Aderholt kongresmen amerikan dhe anetar i Komisionit amerikan te Helsinkit denon aktet e dhunes kunder institucioneve demokratike te Shqiperise. Ai shpreh mbeshtetjen e tij...

Kongresmeni amerikan Robert Aderholt anetar i Komisionit amerikan te Helsinkit denon aktet e dhunes kunder institucioneve demokratike te Shqiperise. Aderholt shpreh mbeshtetjen e tij per Shqiperine dhe denon me force perdorimin e dhunes kunder institucioneve demokratike dhe legjitime te vendit. Une kundershtoj cdo perdorim te dhunes kunder institucioneve demokratike dhe legjitime. Demokracise dhe shtetit ligjor nuk mund tu sherbehet nepermjet dhunes dhe marrja e pushtetit ne rruge nuk eshte legjitime. Te gjitha ankesat dhe mosmarreveshjet duhet te shqyrtohen ne institucionet legjitime nepermjet dialogut dhe ne perputhje me ligjin - eshte shprehur Robert Aderholt. Ai ka shtuar se nje hetim i plote i asaj qe ndodhi ne demonstraten e 21 janarit do te ndihmonte shume. Sot une perseris thirrjen e bere edhe nga te tjeret per te shmangur akte te tjera dhune. Shpresoj se lideret politike shqiptare do te zgjedhin te punojne per te ardhmen e shqiptareve nepermjet dialogut ne institucionet e perkatese. Shqiperia mund te ece perpara drejt integrimit te plote Evropian vetem nepermjet rikthimit te debatit te qete politik - ka theksuar ai. Aderholt shprehet me tej se Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane nje mik i mire i Shqiperise dhe vete ai personalisht mbeshtet perpjekjet e shqiptareve per te forcuar rendin ligjor dhe institucionet demokratike.

SHBA leter OSBE-se Dhuna po demton shqiptaret

Ambasadori amerikan ne misionin e Organizates per Bashkepunim dhe Siguri ne Evrope Ian Kelly shpreh shqetesimin e tij per situaten ne Shqiperi. Ne nje leter derguar Keshillit te Perhershem te OSBE-se ne Vjene me titull Deklarate per Shqiperine - Dhuna ne proteste Kelly shpreh keqardhjen per dhunen e shfaqur ne demonstraten e 21 janarit te Partise Socialiste. Ne emer te Shteteve te Bashkuara ai argumenton Perdorimi i retorikes provokative sugjerimit apo tolerimet per cdo forme dhune eshte nje demtim i thelle per popullin shqiptar. Ne i bejme thirrje te gjithe paleve dhe lidereve te tyre te angazhohen ne nje dialog konstruktiv dhe substancial per te menaxhuar dallimet politike dhe te shmangin gjakderdhjen vuajtjet dhe destabilizmin e metejshem politik - thuhet me tej ne leter. Shqiperia qe nga anetaresimi ne OSBE veren Kelli eshte shnderruar ne nje shtet anetar te suksesshem duke punuar gjithnje e me shume ne formimin e institucioneve demokratike. Per kete arsye lidershipi politik ne Shqiperi duhet te lere menjane axhendat perkatese politike dhe te punojne per te miren e vendit. Kelly nenvizon se eshte e rendesishme qe partite te ndermarrin menjehere bisedime reale dhe domethenese per zgjedhjet lokale te majit ne menyre qe shqetesimet e perditshme qe ka popullsia te shprehen nepermjet ketyre zgjedhjeve. Ne fund te deklarates se tij diplomati amerikan i shpreh mbeshtetjen e tij ambasadorit Wollfarth dhe zyres se OSBE-se ne Tirane dhe i falenderon qe vazhdojne te jene burim stabiliteti ne rajon ne kete kohe te veshtire.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›