21 janari Prokuroria kerkon qe provat te administrohen nga Gjykata

Në procesin e 21 janarit, ku të akuzuar janë ish shefi i gardës Ndrea Prendi, shoferi i tij Margarit Kume dhe gardisti Agim Llupo, prokuroria ka paraqitur provat të cilat kërkon të administrohen nga gjykata. Dy prokurorët e çështjes i kanë kërkkuar gjykatës që të administrohen dëshmitë e dhëna në gjykata nga dëshmitarët, provat shkresore si dhe procësverbalet e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe ekspertizën e mjeksisë ligjore për 4 viktimat e protestës së dhunshme të 21 janarit. Në seancën e ardhshme do të jenë avokatët mbrojtës të Prendit, Llupos e Kumës që do të bëjnë kundërshtimet e tyre lidhur me provat e siguruara nga prokuroria. Pritet që seancën e ardhshme gjykata të vendosë se cilat nga provat e prokurorisë do të administrojë.