E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumentari Goodbye Mubarak mberrin ne Tirane

Pas premierës së dhënë në Francë mbërrin në Tiranë filmi dokumentar “Goodbye Mubarak”. Dokumentari na çon në vjeshtën e vitit 2010 në Egjipt pikërisht para zgjedhjeve. Ajo që  zbulojmë është  një pragrevolucioni, i cili tashmë ziente në sipërfaqen e shoqërisë egjiptiane. Regjisorja e pranishme në premierë  thotë se përmes këtij filmi , jepet e qarte kundërshtia e këtij sistemi nga shoqëria.
Përmes këtij dokumentari jepet qarte se çfarë ndodhi konkretisht në Egjipt pikërisht 2 muaj para shpërthimit të revolucionit, aty duken qartë përmes dëshmive se sa të pakënaqur ishin shtresa të ndryshme shoqërore me sistemin. Për disa javë stafi i dokumentarit udhëton në gjithë vendin duke sjellur dëshmi të aktivistëve, politikanë  dhe njerëz të zakonshëm. Ndërkohë që  aktivistët e rinj të nmediave sociale marrin meritat për demonstratat, dokumentari “Goodbye Mubarak” tregon sesa e thellë ishte kundërshtia e regjimit disa muaj para revolucionit.  Filmi pas Tiranës, do të rrugëtoj në vendet kryesore të gjithë botës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›