E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria e Tiranës mbylli pa asnjë hetim dosjen e falsifikatorëve

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka urdhëruar sërish Prokurorinë e Tiranës të rihapë hetimet që kishte mbyllur ndaj një grupi avokatësh dhe zyrtarësh të hipotekës, të akuzuar për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe dëm pasuror ndaj një qytetari.

Një avokat, një jurist, dhe dy punonjës të zyrës së regjistrimit të pasurisë, për vite me radhë kanë organizuar një mashtrim të rrallë dhe të madh, duke mashtruar deri edhe gjykatën me qëllim grabitjen e një pallati 8 katësh.

Dhe ia kanë dalë të sigurojnë deri edhe vendime gjykate false, duke e regjistruar pallatin e hipotekuar në emër të një tjetër shtetasi. Dhe pasi i gjithë ky aktivitet është paditur në prokurori, në mënyrë të paprecedentë, prokuroria i ka mbyllur dosjen pa zhvilluar asnjë hetim. Gjykata konstaton se ka marrë në pyetje vetëm paditësin dhe asnjë nga të paditurit. Sipas vendimit të gjykatës, që urdhëron rifillimin e hetimeve, në 2007 Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka regjistruar kallezimin e Perparim Braçes, kunder te akuzuarve Luan Leka, avokatëve Myftar Hoxha dhe Fredi Xhara si dhe nëpunësve të zyrës së regjistrimit të pasurisë Suzana Muça dhe Silvana Dani.

Sipas dosjes, Braçe i është drejtuar prokurorise duke pretenduar nder te tjera se ka rreth 7 vjet e gjysem qe i akuzuari Luan Leka ne bashkepunim me te akuzuarit e tjere kane kryer nje sere mashtrimesh e falsifikimesh, duke I bllokuar atij një pallat me 8 kate, në pronësi të tij, prone jashte konfliktit gjyqesor. Sipas paditësit, Luan Leka, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, është paraqitur si Perparim Braçe dhe ne bashkepunim me punonjesen e zyrës së regjistrimit të pasurisë Suzana Muça kane perpiluar formularin e aplikimit, duke hedhur ne formular dy firma te falsifikuara si te Perparim Braçes dhe vendosur numrin e pasaportes falso, me qëllim ekzekutimin e një bvendimi gjyqësor që nuk ekzistonte.

Sipas gjykatës, i akuzuari Luan Leka ka mashtruar disa here Gjykaten. Sipas saj, ai është paraqitur ne menyre te rreme si bashkekontribues në ndërtimin e pallatit, po ashtu ai  ka perdorur nje vertetim pronesie te falsifikuar dhe për pasojë me anë të mashtrimit ka marre vendimin nr. 18 akti dt. 21.10.1999, me dispozitiv bllokimin e pallatit qe nuk ekziston ne dokumentet e Gjykates. Vendim i cili nuk dihet ku eshte bere pasi nuk ka asnje akt proçedurial ne dosjen civile nr. 18 akti te vitit 1999 dhe as ne arshiven e sekretarise gjyqesore. Mungesa e ketij vendimi vertetohet me akte zyrtare. I akuzuari Luan Leka me kerkese padine nr. 5203 regj., dt. 16.11.1999 perdor genjeshtren tjeter duke u paraqitur sikur eshte bashkefinancues ne 1/2 pjese te katit perdhe dhe te kateve te 6 dhe 7 te pallatit pa qene i tille.

Te akuzuarit Luan Leka, Myftar Hoxha dhe Fredi Xhara kane mashtruar organin e Prokurorise Durres ne deklarimet tyre duke paraqitur thenie te rreme dhe te kunderta.

Krimi i mashtrimit eshte kryer ne konkurim me krimin e falsifikimit te dokumenteve dhe ate te shperdorimit te detyres nga avokatet dhe punonjesit e hipotekes. Sipas gjykatës, Av. Myftar Hoxha dhe juristi Fredi Xhara se bashku me punonjeset Suzana Muça dhe Silvana Dani kane kryer krimin e shperdorimit te detyres. Me veprime te kunderligjshme dhe te qellimshme kane regjistruar ne regjistrin e inskriptimit  te vendimit te paligjshem nr. 18 akti dt. 21.10.1999 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane mbi pasurine e paluajtshme pallat me 8 kate regjistruar me nr. 365, dt. 16.07.1997 ne regjistrin hipotekor.

Te akuzuarit e dinin qe vendimi i gjykates pa firme dhe vulen e kryesekretarise se Gjykates qe mungon ne vendim, eshte akt i paligjshem dhe pa vlere juridike. Ato nuk mund te legalizohen nga noteret jashte sekretarise gjyqesore si kane vepruar. E dine se ne hipoteke perdoren vetem vendime origjinale dhe jo fotokopje te noterizuara duke vepruar ne kundershtim me ligjin. Te akuzuarit e dine qe vendimet e Gjykates duhet te ekzekutohen me urdher ekzekutimi dhe vendim te organit permbarimor. Krimi i shperdorimit te detyres eshte kryer me veprime aktive ne bashkepunim ne kundershtim me ligjin nga punonjesit e ngarkuar me funksion shteteror dhe sherbim publik duke shkaktuar pasoja te renda ndaj duhet te pergjigjen penalisht.

Gjykata thekson se me dokumentet e mesiperme te pretenduara te falsifikuara, sipas paditësit jane konsumuar nga te akuzuarit vepra te tjera penale te mashtrimit dhe shperdorimit te detyres te kryera ne bashkepunim. Mashtrimi ka vijuar duke mbajtur te bllokuar pronen e kallezuesit. Gjykata cmon se jemi para veprave penale dhe duhet te hetohet nga organi i Prokurorise edhe ne lidhje me perdorimin e dokumenteve te falsifikuara per kohen kur ato jane perdorur nga te akuzuarit.Gjithashtu gjykata thekson se pretendimet e paditësit janë te qarta dhe ai ka paraqitur ne Prokurori disa dokumente mbi te cilat organi i prokurorise duhet te fillonte procedimin penal.

Organi i Prokurorise nuk ka kryer asnje veprim proçedurial, ka marre deklarimet e kallezuesit dhe me pas ka vendosur mosfillimin e procedimit me argumentin se fakti nuk ekziston apo nuk perben veper penale, pa e specifikuar shkakun ligjor kete ne vendim. Pra rezulton se Prokuroria ka regjistruar kallezimin penal dhe nuk ka kryer asnje veprim hetimor pervec pyetjes se kallezuesit Perparim Braçe dhe nuk ka verifikuar asnje pretendim te tij.

Gjykata thekson se eshte organi i Prokurorise organi qe ushtron ndjekjen penale dhe ka te drejte te filloje apo jo nje procedim penal, por nga ana tjeter ne arritjen e ketij perfundimi ne rastin konkret Prokuroria duhet te kryeje veprime hetimore nese ka fakt criminal, duke sekuestruar dokumentet e pretenduara te falsifikuara, te kryeje ekspertime nese jane apo jo te falsifikuara nga te akuzuarit, te marre ne pyetje personat e akuzuar apo te tjere qe dalin te nevojshem per kryerjen e nje hetimi te plote dhe me pas te arrije ne perfundimin nese fakti ekziston apo jo dhe nese perben veper penale apo jo. Pas këtij arsyetimi gjykata urdhëron prokurorinë të rinisë sërish hetimet që kishte pushuar në vitin 2007.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Skandali/ Prokuroria mbylli dosjen korruptive një javë para zgjedhjeve Tiranë- Gjykata e Tiranës ka urdhëruar Prokurorinë e Tiranës të...
  2. Prokuroria mbylli dosjen e zyrtarit që fshehu pasurinë Tiranë- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar vendimin e prokurorisë së...
  3. Totozani: Prokuroria mbylli dosjen pa bërë hetime Tiranë- Ky burrë që ndodhet në këtë foto është 60-...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›