Fëmija me gojë ujku operohet në QSUT

Fëmija i komunitetit rom ishte braktisur nga familja, por Spitali Qendror Universitar në Tiranë, i erdhi në ndihmë duke i kryer operacion në pjesën e fytyrës së tij.
Fëmija kishte lindur me gojë ujku dhe buzë lepuri, dhe u braktis nga e ëma sapo lindi për shkak të problemit gjenetik. Fëmija i njohur me emrin Romeo është rritur nga gjyshja, e cila nuk kishte mundur ta paraqiste asnjëherë në spital për ta vizituar.
Ka qenë psikologja e një shkolle në Shkodër, e cila ka parë fëmijën dhe ka kërkuar ndihëm në poliklinikat e qytetit për të kryer analizat. Psikologja Antonieta Pero është paraqitur në QSUT ku ka kontaktuar me mjekët dhe Drejtorinë e Spitalit dhe ku ka kërkuar ndihmën nëse një rast i tillë mund të trajtohej. Ndërsa ka marrë konfirmimin nga drejtori i QSUT-së, z. Saimir Ivziku dhe mjekët e shërbimit Maksofacail, Romeo gjatë ditës së sotme ka kryer ndërhyrjen, e cila ka rezultuar e suksesshme.
“Ne i kemi kushtuar një vëmendje maksimale këtij rasti, duke qenë sa ka pa pasur edhe shumë probleme të tjera sociale. Ndërhyrja ka dalë më sukses ndërkohë që deklaroj se ne vazhdojmë të japin shërbimin maksimal për të gjithë pacientët si në këto raste edhe në shërbimet e tjera që ofron QSUT”, tha sot drejtori i QSUT-së, Ivziku.
Ndërkohë për shefin e shërbimit ky rast konsiderohet nga më të vështirët për vetë faktin se këto lloj operacionesh kryhen brenda 6 muajve të parë të jetës. “Ishte një fëmijë i lindur në buzë, një fëmijë me probleme sociale, i cili u paraqit tek ne nga një psikologe e shkollës pranë banesës së tyre, e cila mori konfirmimin tonë për kryerjen e kësaj ndërhyrjeje. Sot u krye kjo ndërhyrje e gjatë prej më shumë se katër orë, dhe rezultoi i suksesshëm. Këto janë operacione të cilat bëhen pas lindjes në moshën nga 3 deri në 6 muajsh, por ky fëmijë ka ardhur 2 vjeç për shkak të problemeve sociale që kishte” ka pohuar Shefi i Shërbimit Maksofacial, Ramazan Isufi. Sipas tij trajtohen deri në 40 raste në vit, por janë raste që duhet të ndiqen deri në moshën 20 vjeçare kur ata rriten dhe marrin formën totale të gojës. /S.Ll/Start/
2012-04-04 15:13