E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj: Kemi nevojë për më shumë Europë

Nganjëherë  në Kosovë e fitojmë përshtypjen se Europa e ka harruar Kosovën. Ne kemi nevojë për më shumë Europë, ne nuk dëshirojmë të humbasim interesimin e Europës, pas 20- vjet luftë për pavarësi të Kosovës. Kosova është pjesë e Europës.

Ka qënë kjo deklarata e dhënë nga Ministri Hoxhaj, ndërsa ka folur për perspektivën europiane të vendit dhe pritjet e kosovarëve në proceset integruese.

Nga viti 2008, ne kemi ndërtuar një shtet nga themeli. Ne kemi bërë përparime shumë të mëdha në sundimin e ligjit, në politikat që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe me komunitetet. Nuk ka shtet në botë që u jep më shumë të drejta komuniteteve sesa Kosova. Ky ishte vlerësimi i shprehur nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, në një interviste për The European Circle, duke ngritur lart dhe progresin që po ndodh në këtë vend.

Situata në veri të Kosovës nuk është lënë pas. Hoxhaj ka cituar se e gjithë kjo gjëndje është krijuar nga grupe të vogla, të cilët prodhojnë trazira, ndërsa nuk dëshirojnë të pranojnë se Kosova është e pavarur. Për të, këto grupe kanë përkrahje të fuqishme nga Serbia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›