E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari, Tahiri: Berisha të ofrojë gatishmërinë për tu hetuar

 21 janari u kthye në kryefjalën e diskutimeve të lira në seancën e sotme në Parlament. Deputeti socialist Saimir Tahiri u shpreh se Sali Berisha dha urdhër për të vrarë njerëzit e pafajshëm. Krimit tjetër sipas deputetit socialist ishte fshehja e së vërtetës, duke fshirë serverin e Kryeministrisë.

Sali Berisha është njeriu që dha urdhër në 21 janar. Në kryeministri u konsumua një krim, u fsheh e vërteta, u fshi serveri i kryeministrisë. Sali Berisha krijoi një skenar për të çmontuar institucionet. Berisha duhet të ofrojë gatishmërinë e tij për tu hetuar nga Prokuroria, deklaroi deputeti socialist.

Ndërsa deputeti demokrat Edi Paloka akuzoi liderin e opozitës, Rama, si përgjegjësin kryesor të 21 janarit. Ai akuzoi edhe presidentin Topi dhe kryeprokuroren Ina Rama se kanë bashkëpunuar me kreun e opozitës për rrëzimin e Berishës, në mënyrë që të siguronin një mandat të dytë.

Ndërsa deputeti socialist Eduard Shalsi u shpreh se 21 janari ka dy të akuzuar kryesorë: Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Ata nuk do ti shpëtojnë drejtësisë, pasi urdhëruan qëllimin me armë mbi demonstruesit në 21 janar, tha Shalsi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›