E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalimi i flamurit shqiptar, Berisha: Individi të jetë i lirë

Sali Berisha, kryeministri i Shqipërisë nuk ishte se si të mos shprehej për çështjen e kufizimit të përdorimit të simboleve dhe flamurit shqiptar. Për këtë çështje është dashur pyetja e gazetarëve që Berisha të prononcohet.

Me  miqtë diskutohet gjithçka me njeri tjetrin dhe ju garantoj se ne kemi  trajtuar të gjitha problemet së bashku. Mendimi im miqësor është ky; në institucionet publike, çdo vend rregullon me ligj përdorimin e simboleve edhe vendet më të lira në Botë, e kanë rregullin e tyre, tha Berisha.

Për qytetarët, dua të jem shumë i sinqertë, në mënyrën më miqësore theksoj se, shteti nuk duhet të ketë asnjë lloj preokupimi dhe problemi me çfarë simbolesh preferojnë apo pëlqejnë  ata, ka shtuar ai.

Lidhur me pozitën e shqiptarëve në Malin e Zi, Berisha tha se vlerëson gjetjen e gjuhës së mirëkuptimit. Ai bëri me dije se brenda 5-6 javëve sapo marrëveshjet e nënshkruara nga dy qeveritë të kalojnë në parlamentet respektive, qytetarët e dy shteteve të mund të kalojnë kufirin me letërnjoftim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›