Liam Neson mund të kthehet në mysliman
Liam Neson po mendon të konvertohet në mysliman. Aktori 59-vjeçar ka pranuar kohët e fundit se lutjet myslimane kanë ngjallur interesin e tij gjatë xhirimit të një filmi në Stamboll, Turqi.
Thirrja për tu lutur bëhet 5 herë në ditë dhe javën e parë të bën të çmendesh, por pastaj të hyn në zemër dhe është gjëja më e bukur në botë, thotë ai.
Janë rreth 4000 xhami në këtë qytet. Disa prej tyre janë të mrekullueshme dhe kjo po më bën ta mendoj kthimin në mysliman, është shprehur aktori.
Liam ka lindur në Irlandën e veriut në një familje të devotshme katolike. Madje, edhe emrin atij ia ka vënë prifti i vendit ku jetonte.
Ylli i Hollivudit, i cili ka humbur të shoqen në 2009, në një aksident me ski, ka folur për sfidat ndaj besimit të tij.
Unë jam rritur si katolik. Por të gjithë ne e pyesim veten çdo ditë, në mënyrë të pandërgjegjshme, çfarë bëjmë në këtë planet, për çfarë shërben e gjithë kjo. Unë lexoj vazhdimisht libra për Zotin dhe mungesën e tij apo ateizimin, thotë aktori i “Taken”, “Njeriu i padukshëm” etj.
Përgatiti: Gazmira Ndoja