Gjendet pa jete foshnja e braktisur
ELBASAN/ Gjendet pa jete nje foshnje e braktisur buze shtratit te lumit Shkumbin. Foshnja qe dyshohet te kete ardhur ne jete jo me shume se 24 ore me pare se te gjendej eshte e seksit femer dhe u gjet e braktisur dje ne afersi te lagjes Skenderbej ne qytetin e Elbasanit. Policia beri te ditur se nuk ka te dhena mbi prinderit ndersa pohoi se po punon intensivisht per ti identifikuar ata pasi dyshohet te jene nga Elbasani. Dyshohet se foshnja eshte lene e gjalle ne vendin ku u gjet dhe ka nderruar jete si pasoje e te ftohtit. Policia beri te ditur se jane duke u mbledhur informacione mbi klinikat gjinekologjike ne qytetin e Elbasanit nga ku mendohet te jete kryer edhe lindja e foshnjes. a.k