E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari gjykata Detyrim paraqitje per gardistin

Gjykata e Tiranës rrëzoi masën e arrestit me burg për Sadik Çelën, një prej gardistëve i akuzuar për ngjarjen e 21 Janarit. Gjykata e Tiranës, vendosi për Çelën masën e sigurisë me detyrim paraqitje. Ndryshimi i masës së arrestit për gardistin, vjen në një kohë kur gjykata e Lartë, në një vendim para disa ditësh, vendosi afatin prej 20 ditësh, që gjykata e Tiranës të caktonte masën ndaj tij. Çelës iu komunikua  masa e sigurisë neë reanimacionin e spitalit Ushtarak, pasi ai i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›