E Shtunë, 31 Tetor 2026

"21 janari", kreu i SHISH-it thirret për të dëshmuar

Komisioni hetimor për ngjarjet e 21 janarit do të thërrasë javën e ardhshme të dëshmojë përpara komisionit kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror Bahri Shaqiri.
 

Lajmi është konfirmuar sot nga kreu i komisionit Eduart Halimi i cili ka theksuar se tashmë anëtarët e komisionit janë të pajisur me çertifikatat e sigurisë të cilat nuk e pengojnë kreun e SHISH-it të dëshmojë përpara komisionit për ngjarjet e 21 janarit.
 

Gjithashtu kryetari i komisionit hetimor Eduart Halimi informoi opinionin publik për punën bërë deri më tani nga komisioni dhe për faktet e mbledhura për zbardhjen e ngjarjes së 21 janarit.
 

Kreu i komisionit hetimor Halimi gjithashtu falenderoi të gjithë institucionet, median dhe faktorët e tjetë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për mbedhjen e fakteve për zbardhjen e 21 janarit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›