E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada amerikane njofton qytetaret e saj Protesta e PS disa dite

/ /

Ambasada Amerikane ne Tirane u ben thirrje qytetareve te saj te kene kujdes gjate dites se premte kur eshte paralajmeruar protesta e radhes e Partise Socialiste. Sipas saj demonstratat paqesore mund te kthehen ne te dhunshme teksa ben te ditur se ajo mund te zgjase disa dite. Ambasada nuk ka informata specifike mbi vendin apo lokacionin ku do te mbahet demonstrata e propozuar. Demonstratat e kaluara kane prekur te gjitha arteriet kryesore hyrese te kryeqytetit dhe kane nderprere ne menyre te konsiderueshme rrjedhen e trafikut. Ne Tirane demonstratat shpesh jane perqendruar rreth Parlamentit zyres se Kryeministrit dhe bulevardit kryesor te Tiranes Deshmoret e Kombit. Nuk eshte njoftuar ende per ndonje vend qendror per mbledhjen e demonstruesve.

Ka disa tregues qe demonstrata e planifikuar per 18 shkurtin mund te zgjase per disa dite thuhet ne njoftimin e ambasades per qytetaret amerikane. Ne te njejten kohe Ambasada kujton demonstraten e 21 janarit e cila perfundoi me vdekjen e kater personave dhe lendimin e shume te tjereve perfshi edhe forcat e policise. Ne i kujtojme qytetaret e SHBA se edhe demonstratat paqesore mund te kthehen ne te dhunshme dhe te jene te paparashikueshme. Ju duhet ti shmangni ato nese eshte e mundur. Demonstratat ne nje qytet kane potencial qe te cojne ne mitingje apo demonstrata publike ne qytete te tjera ne te gjithe vendin. Duhet te jeni vigjilente dhe te vetedijshem per ambientin qe ju rrethon dhe te degjoni se cfare raportojne mediat lokale ne lidhje me te gjitha tubimet publike ose demonstratat e mundshme. Qytetareve te SHBA-se u kerkohet te kene shume kujdes nese ndodhen ne afersi te ndonje demonstrate ben te ditur ambasada. Me tej ne njoftimin per shtyp per qytetaret amerikane ne Tirane thuhet se edhe pse demonstrata te medha paqesore kane ndodhur shpesh ne Tirane gjate koheve te fundit demonstrata e 21 janarit 2011 ishte e dhunshme dhe rezultoi ne vdekjen e kater personave si dhe lendimin e shume te tjereve duke perfshire edhe anetare te Policise se Shtetit shqiptar. Ambasada Amerikane ka njoftuar vazhdimisht qytetaret e saj ne vendin tone per te pasur kujdes gjate protestave te opozites. Ne 20 janar nje dite para demonstrates se dhunshme u njoftua mbyllja e Ambasades dhe iu kerkua amerikaneve ne Shqiperi te kene kujdes. Ne te njejten menyre edhe me 27 janar nje dite perpara protestes se heshtur te 28 janarit u mbyll per nje dite Ambasada dhe iu kerkua qytetareve amerikane te shmangin zonat ku do te zhvillohej demonstrata. Nje njoftim i ngjashem eshte bere edhe ne 2 shkurt perpara demonstrates se PS-se ne kater qytete por Ambasada nuk u mbyll.

Adi Shkembi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›