Kreu i PS Rama Nuk bojkotojme zgjedhjet lokale te majit
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama tha dje se opozita nuk do te bojkotoje zgjedhjet vendore. Kete deklarate Rama e beri menjehere pas kthimit nga Strasburgu ku zhvilloi takime me perfaqesues te larte te Parlamentit Europian dhe te grupeve te ndryshme te deputeteve. Duke rinenvizuar ate cka kemi thene gjithhere se ne nuk e kemi konsideruar kurre si te vlefshem opsionin e bojkotit te zgjedhjeve vendore rinenvizoj perseri edhe ne driten e debatit te djeshem ne Strasburg se per ne zgjidhja e plote e drejte dhe e qendrueshme e kesaj krize eshte kthimi i partive para gjykimit te popullit me zgjedhje te reja te lira e te ndershme. Largimi i ketij pushteti turpesh te pashembullta qe vodhi zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine dhe se fundmi vrau per te vazhduar te vjedhe eshte nje domosdoshmeri per te dale nga kjo krize varferuese per cdo familje te zakonshme shqiptare u shpreh Rama ne nje bashkebisedim me gazetaret.
Per kryesocialistin zgjedhjet e reja jane i vetmi opsion qe do te zgjidhe krizen aktuale politike ne vend. Perballe regjimit vrastar te kusarise e te genjeshtrave ne do perdorim cdo rruge dhe mjet demokratik per rivendosjen e demokracise permes zgjedhjeve te reja te lira e te ndershme duke vazhduar demonstratat paqesisht por vendosmerisht duke u ballafaquar ne parlament ku padyshim nuk do te tolerojme asnje dhunim te dinjitetit te opozites duke u ballafaquar ne cdo hapesire lirie qe skemi ndermend tia leshojme dhunuesve te Kushtetutes e te ligjit ne pushtet u shpreh Rama. I pyetur nese partneret nderkombetare me te cilet Rama zhvilloi takime ne Strasburg ishin pro zgjedhjeve te parakohshme kryesocialisti tha se ky eshte nje artikulim i vazhdueshem i opozitave te nje vendi. Sipas Rames zgjedhjet e reja si e vetmja zgjidhje per te dale nga kriza nuk jane opsion qe mund te shprehet nga nderkombetaret pasi nderkombetaret nuk perfaqesojne opoziten e vendit por eshte nje opsion qe fiton perdite terren ne Shqiperi.
Kerkesa per zgjedhje te reja eshte nje kerkese qe fiton cdo dite terren ne Shqiperi dhe fiton cdo dite terren ne gjirin e ketij populli qe detyrohet te jetoje perdite me te gjitha pasojat e regjimit te kusarise. Nderkohe qe sigurisht nuk eshte nje kerkese e cila mund te shprehet si opsion nga institucionet nga vendet mike dhe nga partnere te vendit tone. Te cilat ne fatkeqesisht e ngaterrojme shpesh nuk kane per detyre te bejne opoziten as te zgjidhin problemet qe kane shqiptaret per te jetuar me mire u shpreh Rama. Kryesocialisti u beri thirrje qytetareve te dalin te demonstrojne kunder qeverise te premten ne 18 shkurt ne oren 1600 para Kryeministrise. Te premten ora 4 ne do te rikthehemi ne bulevardin Deshmoret e Kombit edhe ne emer te atyre qe u vrane ne 21 janar po edhe te atyre qe jane vrare me pare e per te cilet drejtesia seshte lene te beje drejtesi. Ne emer te atyre qe ne 21 janar u rrahen kot me kot dhe u torturuan egersisht nga Policia e Shtetit per interesat e pushtetit. Por edhe te atyre qe torturohen perdite nga veshtiresite e jeteses nga varferia nga papunesia nga cmimet e paperballueshme duke filluar nga buka e gojes u shpreh Rama. Kryetari i PS-se u shpreh i vendosur se Do perdorim cdo rruge e mjet demokratik per te vendosur zgjedhjet te lira. Duke vazhduar demonstratat paqesisht por vendosmerisht. Duke u ballafaquar ne parlament ku padyshim nuk do tolerojme asnje dhunim te dinjitetit te opozites. Ai paralajmeroi se demonstratat nuk do ndalen deri ne zgjedhje te reja dhe te lira.
Aristir Lumezi