E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serwer për Shqipërinë: Pas 21 janarit, rrezikon progresin

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer deklaron se pas ngjarjeve tw 21 janarit, Shqipëria po rrezikon progresin.
 

Në intervistën për mediat maqedonase Serwer ka deklaruar se ajo çfarw po ndodhë në Shqipëri është për t`u dënuar. Sipas tij është koha që opozita dhe maxhoranca të kuptojnë se në rast se vazhdon kjo situatë, vendi nuk mund të ecë përpara dhe nuk mund të kemi progres.

Server thekson se palët duhet të ulen dhe të punojnë për zgjidhjen e problemeve të tyre të cilat nuk janë më dramatike se sa në shumë vende të tjera.
 

Përsa i përket Kosovës, Serwer thekson se asaj i nevojitet një qeverisje e mirë që të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Ai shprehet i zhgwnjyer me zgjedhjet e parkohshme në Kosovë që i cilëson si njw mundësi e humbur për Kosovën, për të treguar arritjet e saj demokratike.
 

Serwer shton se problemet në Maqedoni po shtohen këtu nuk pwrfshihet vetëm mos-anëtarësimi në NATO dhe BE. I pyetur rreth problemeve të shqiptarëve, Serwer thekson se ekzistojnë mekanizmat për zgjidhjen e këtyre çështjeve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›