E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari lihet i lire gardisti i akuzuar

Kolegji Penal i Gjykates se Larte la ne fuqi vendimin e Gjykates se Apelit per gardistin Gazmend Ahmetaj nën akuzë nga prokuroria për ngjarjet e 21 janarit, për vrasje në rrethana cilësuese në bashkëpunim.

Rekursin e Prokurorise se Pergjithshme per te ndryshuar masen e detyrimit me arrest me burg, Gjykata konsideroi si te  pabazuar ne ligj dhe ne prova.

Gjate seances kolegji i kerkoi prokurorit Artur Selmani nese kishte prova te reja per Ahmetajn, per te mbeshtetur kerkesen e tij per rikthimin ne burg te gardistit Ahmetaj, dhe nese kishte dale apo jo egzaminimi i plumbit, por prokurori u pergjigj: "S'kam dijeni".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›