Mungojne ne seance gjykata kerkon ndeshkim per kater avokate
Gjykata e Krimeve te Renda i kerkon Dhomes Kombetare te Avokatise ndeshkimin per kater avokate qe u bene shkak per deshtimin e seances se djeshme te procesit ne ngarkim te te pandehurve te akuzuar si anetar te Bandes se Durresit. Gjyqtari i ceshtjes Gurali Brahimllari tha se nuk do te lejoje me qe te shtyhen seancat duke paralajmeruar se do te vazhdoje procesin edhe pa pranine e mbrojtesve te zgjedhur nga vete te akuzuarit. Ne lidhje me kete fakt gjyqtari tha se do te vere ne dijeni edhe Ministrine e Drejtesise.
Dosja ne ngarkim te te akuzuarve si pjesetare te Bandes se Durresit ka rreth 5 vite qe po gjykohet ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Ne seancen e dates 10 tetor prokuroria paraqiti perfundimet per te pandehurit duke kerkuar denim me burgim te perjetshem per kater prej tyre. Qe nga kjo date seancat nuk jane zhvilluar per shkak te mungeses se avokateve te cilet duhet te paraqesin pretendimet e tyre ne lidhje me akuzen. Kjo gje ka penguar edhe gjykaten te jape vendimin perfundimtar. Te pandehurit akuzohem per disa krime te renda te ndodhura ne qytetin bregdetar qe nga viti 1998 e deri ne vitin 2005 kohe ne te cilen u be edhe arrestimi i tyre. Nder emrat me te perfolura te bandes jane Lulezim Berisha Indrot Dokle Indrit Taullau etj.