E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 maj, sot ditandërkombëtare e diversitetit kulturor

TIRANE- Që prej nëntorit të vitit 2001, 21 Maji festohet si Dita ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor, e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me miratimin e Deklaratës Universale për këtë tregues.

Pikat kyçe të promovimit të diversitetit kulturor konsistojnë në sigurimin e bashkëjetesës harmonike dhe gatishmërinë për të jetuar së bashku në paqe dhe mbrojtjen e diversitetit të krijimtarisë dhe shumëllojshmërise së shprehjeve kulturore.

"Të drejtat kulturore janë pjesë integrale e të drejtave të njeriut, të cilat janë universale, të pandashme dhe të ndërvarura...”, thuhet në Nenin 5 të Deklaratës Universale të UNECSO-s mbi Diversitetin Kulturor.

Kjo Deklaratë përfaqëson një hap të madh drejt njohjes se diversitetit kulturor, si një faktor kyç i zhvillimit të qëndrueshëm që flet mbi vlerat e diversitetit kulturor dhe të të jetuarit së bashku.

Dita Botërore e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim ofron një mundësi për të thelluar kuptimin e vlerave të këtij diversiteti, ndërkohë që disa nga pikat kyçe të diversitetit janë: respektimi i të drejtave të njeriut, promovimi i dialogut ndërkulturor, lufta kundër racizmit, veprimtaria në mbrojtje të pakicave kombëtare, qasje kulturore ndaj HIV-AIDS, etj.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka shpallur 21 majin si Ditën Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim në sesionin e 31-të të UNECSO-s, në 2 nëntor 2001
(atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›