Red Bull i papërmbajtshëmdominim edhe në Spanjë
TIRANE-Skuderia Red Bull ka dominuar edhe në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Spanjës, duke e kthyer në monoton këtë start sezoni në Formula 1. Ndryshimi i vetëm me garat e mëparshme ishte se në Barcelonë më i shpejti ka qenë Mark Veber dhe jo Sebastian Fetel. Gjermani u rendit i dyti, pas shokut të tij të skuadrës. Megjithatë, starti i garës premton për spektakël, duke qenë se pas dy pilotëve të Red Bull renditen Ljuis Hamilton i MekLaren dhe Fernando Alonso i Ferrarit. Më pas vijnë me radhë Baton, Petrov, Rosberg dhe Felipe Masa. Por, goditjen më të madhe Ferrari e ka marrë në mëngjes, kur FIA ka bërë të ditur se pjesa e pasme e makinës, e cila i kalonte 950 milimetrat e lejuar, është e parregullt. Për këtë arsye, ajo duhet të hiqet nga makinat. FIA e quajti këtë një interpretim të zgjuar të rregullores, por sërish të parregullt. E ndërkohë, në prag të garës së Barcelonës, një tjetër polemikë është krijuar për gomat. Ferrari e MekLaren akuzuan ditën e premte Pirelin se i kishte furnizuar me goma më të forta, ndërsa sot në mëngjes ata kërkuan falje. Përgjegjësi i Pirelit Pol Hemberi shpjegoi se me gomat e reja, makinat mund të xhirojnë 10 xhiro më shumë.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)