E Diel, 1 Nëntor 2026

Ankandi ne ArtShopping piktura eKodres shitet 2450 euro

TIRANE- Ka perfunduar serish suksesshem ankandi ne emisionin Art Shopping ne News24. Vepra e te madhit Ibrahim Kodra Muzikantja u shit me nje vlere prej 2450 euro duke mbyllur keshtu ankandin e ketij muaji.

Drejtuesi i emisionit kritiku i artit Abaz Hado tha se vleresimi i kesaj vepre te Kodres nga ana e publikut tregon edhe njehere suksesin e Art Shopping.
Per mua eshte nje gezim i madh qe vazhdon ankandi dhe Art Shopping ka patur suksesin e radhes. Ky emision po gjen disa dites vendin e vet ne hapsiren televizive te vendit tone u shpreh Hado.

Por ndryshe nga mund te merrej me mend bleresi i kesaj vepre eshte nje piktor i ri vetem 15 vjec. Enea eshte fitues i nje konkursi prestigjioz ne Poloni per piktoret e shkollave me te njohura europiane deshironte qe piktura e Kodres te qendroje ne murin e dhomes se tij.

Muzikantja eshte nje origjinale e rralle qe perfaqeson nje nga figurat simbol te Ibrahim Kodres.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›