Arben Imami: Oficerët më spiunuan tek Rama për 21 janarin
Ministri i Mbrojtjes në ikje, Arben Imami, në një intervistë për Channel One, ka akuzuar një grup ushtarakësh që kanë dhënë informacione tek Partia Socialiste.
Ka qenë një grup që kanë dizinformuar. Thelbi është tërësisht politik, është lidhur me qëndrimet e mia më 21 janar. 21 janari është një ngjarje shumë e rëndë, nga më të shëmtuarat e politikës së nxitjes së konfliktit. Ajo është më e rëndë se 14 shtatori, ku dy ditë më parë ishte vrarë një politikan i shquar. 14 shtatori ndodhi në kontekst të këtij zemërimi. Ndërkohë që 21 janari ishte krejtësisht jashtë kontekstit dhe kjo politikë është shumë e vjetër se është në një kontekst të ri. Si mundet që në 2011-n të ndodhin të tilla ngjarje? Ishte një sulm personal, pa fakte, pa bazë. Nuk flas me emra, është shprehur ai.
Për sa i përket SHQUP-it, Imami i qëndron mendimit se ajo ndërtesë i është dhënë një partie politike legjitime dhe se vendimi nuk mund të kthehet mbrapsht.
Sipas tij, Shefi i Shtabit ka qenë i papërgatitur psikologjikisht për të firmosur atë vendim, ndaj edhe përgjigja e tij ishte negative.
Unë mora një mendim që ishte negativisht, por ruajta mendimin tim. Mbi bazën e këtij vendimi i bëra propozimin Kreut të Shtetit, të cilit nuk ia fsheha mendimin e Shtabit. Dhe në këtë moment vendos Kreu i Shtetit, ka pohuar Imami.
Imami është shprehur edhe se gjykatat janë të korruptuara teksa sjell raste të Ministrisë së Mbrojtjes dhe thotë se: Gjeta dy raste që kishin bërë një dëm të madh. Ishte një sasi dietash rreth 100 mijë euro, një grup ushtarak dhe çështje karburantesh. Të dyja grupet i dërgova në prokurori, një pjesë e hoqa nga puna. Gjykatat i sollën prapë në punë./A.XH