21 vjet PD, Berisha ndjehet keq gjatë fjalimit, kurohet në shtëpi
TIRANE - Kryeministri Berisha nuk arriti të përfundonte fjalimin e tij në ceremoninë e organizuar me rastin e 21-vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike, pasi shfaqi shenja dobësie në podium.
Gjatë fjalimit, që zgjati rreth 45 minuta, Kryeministri u zverdh në fytyrë dhe më pas pati një marrje mendsh për pak momente.
Pas ndërprerjes së fjalimit, kryeministri Berisha qëndroi për pak çaste në podium dhe më pas u shoqërua jashtë sallës ku zhvillohej ceremonia, i mbajtur nga të dyja krahët nga shoqëruesit e tij. Mësohet se kryeministri u ndje më mirë, pasi konsumoi një kafe dhe më pas u largua nga Pallati i Kongreseve.
Sipas kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, shefi i qeverisë kaloi një gjendje të gjysmë të fikti, për shkak të një viroze. Topalli bëri të ditur se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi gjendja e kryeministrit ishte momentale dhe ai ndjehet më mirë.
Kryeministria: Berisha pati një gjendje lodhjeje
Zyra për shtyp e Kryeministrisë bëri të ditur se “kryeminstri Berisha pati një gjendje lodhjeje në përfundim të fjalës së tij me rastin e 21-vjetorit të PD-së.”
Sipas deklaratës, mjekët konstatuan se “kryeministri kaloi një gjendje lipotimie (debolese), e lidhur me një virozë për të cilën kryeministri është mjekuar gjatë ditëve të fundit. Konsulta mjeksore tregoi parametra normale dhe gjendje të stabilizuar.”
Ndërkaq mësohet se kryeministri është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është kthyer në apartamentin e tij.
“Kryeministri Berisha u shpreh mirënjohje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të PD, miqve dhe të ftuarve në përvjetorin e krijimit të PD, për interesimin e treguar dhe uron dhe njëherë gëzuar festën.”,- përfundon deklarata.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga momenti ku ndihet keq VIDEO: Berisha ndihet keq, largohet nga festa Rama: Sapo dëgjova për sakëlldinë. Të shkuara Berishës!