E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi do te rishikohet puna per plotesimin e objektivave te BE

Ne Shqiperi komisioni parlamentar i Integrimit vendosi sot qe se bashku me ministrine e integrimit te punohet per rishikimin e planit te veprimit per plotesimin e 12 objektivave te percaktuara nga Bashkimi Evropian.

Komisioni votoi ne favor te njerit prej propozimeve te ministres se Integrimit Majlinda Bregu sipas se cilit Plani i Veprimit i rishikuar dhe procesi do te udhehiqet nga kjo ministri e do te vezhgohet nga Komisioni parlamentar. Brenda diteve te ardhshme Ministria do te paraqese kalendarin e punes dhe metodologjine. Ato do te diskutohen se bashku me Komisionin ne menyre qe Plani i Veprimit te miratohet ne fillim te vitit nga parlamenti per te marre keshtu edhe nje veshje politike sic u shpreh kryetari i Komisionit Ditmir Bushati.

Takimi i sotem erdhi pas nje letre te derguar javen qe shkoi nga drejtori i Pergjithshm i Zgjerimit Stefano Sanino i cili propozonte rifreskimin e ketij Plani dhe informimin e Komisionit Europian per te gjitha hapat ne menyre qe te mbikqyrej me lehte progresi i ketij procesi. Komisioni ka percaktuar qe prej vitit te shkuar 12 objektivat qe Shqiperia duhet te permbushe per te marre statusin e vendit kandidat i refuzuar dy here radhazi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›