E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD voton pro z. Bujar Leskaj si kryetar i Kontrollit te Larte te Shtetit

Ne Shqiperi grupi parlamentar i partise demokratike vendosi sot qe te jape voten ne favor te zotit Bujar Leskaj i propozuar nga presidenti Bamir Topi per postin e kryetarit te Kontrollit te Larte te Shtetit.

Shumica kishte rrezuar me pare kandidaturen e Sali Shehut duke argumentuar se nuk permbushte kriteret dhe se sipas saj presidenti Topi nuk ishte konsultuar me pare me parlamentin. Madje ne ate rast kryeministri Sali Berisha kishte deklaruar se nese kreu i shtetit nuk do te konsultohej me parlamentin asnje kandidature e tij nuk do te pranohej. Megjithate kete here nuk u perdor ky argument ndonese serish nuk kishte patur asnje konsultim paraprak.

Burime nga mbledhja shpjeguan se vendimi ne favor te zotit Leskaj lidhet me faktin se shumica kerkon te shmange nje zvarritje te procesit per zgjedhjen e kreut te ri te Kontrollit te larte te Shtetit

Zoti Bujar Leskaj ka qene minister kulture ne qeverine e pare te kryeministrit Berisha ne vitin 2005. Ai eshte anetar i Keshillit Kombetar te partise demokratike dhe etiketohet si i afert me presidentin Topi sikunder edhe kandidatura e meparshme.

Socialistet qe ne fillim e kundershtuan emrin e zotit Leskaj duke kujtuar se tradita e kerkon qe drejtuesi i Kontrollit te Larte te Shtetit ti besohet opozites e te mos jete nje figure politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›