E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha, PD: Rama t’u kërkojë falje shqiptarëve për krimet e etërve të tij

20-02-2012 / Gazeta 55

Deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli e cilësoi kryesocialistin Edi Rama si pinjoll të nomeklaturës, i cili ende s’u ka kërkuar falje shqiptarëve për firmat vrasëse të atit të tij biologjik, Kristaq Rama

Partia Demokratike e cilëson 20 shkurtin si ditën më të rëndësishme të demokracisë, ditën e fitores mbi regjimin diktatorial. Selia blu reagoi përmes deputetit Fatbardh Kadilli, në lidhje me deklarat e kreut të opozitës, Edi Rama për 21-vjetorin e rënies së bustit të diktatorit Enver Hoxha. “Për shqiptaret  20 shkurti është dita e madhe. Është dita e demokracisë, është dita e fitores mbi diktaturën.  Ne e kujtojmë me krenari. Shqiptarët ia bëjnë ketë apel Ramës që të shkëputet nga e kaluara, të distancohet nga krimet mizore të bllokut”- u shpreh Kadilli.
Sipas tij, Rama duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve, për varjen e poetit Avzi Nela, që e dënoi Fehmi Abdiu dhe e firmosi Kristaq Rama. “Për Edvin Ramën kjo ditë do të ishte rasti i pendesës, do të ishte mundësia për t’i kërkuar falje shqiptarëve. Të kërkojë falje për varjen e poetit Avzi Nela, që e dënoi Fehmi Abdiu dhe e firmosi Kristaq Rama. Kjo ditë është një rast tjetër i humbur për zotin Rama për të kërkuar falje. Sot kur shqiptarët i kërkojnë që të pendohet, sot ai përditë e me shumë po mbledh rreth vetes persekutoret e diktaturës”- deklaroi më tej, deputeti demokrat Kadilli.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›