E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papadhimos: Ja përse Eurogrup duhet të thotë "PO"

BRUKSEL - Kryeministri grek Lukas Papadhimos, tha në Bruksel se "zbatimi i programit, marrëveshja e re e kredisë dhe zbatimi i PSI do të rrisin besimin dhe do të reduktojnë pasigurinë që ndihet tek njerëzit në lidhje me perspektivën e ekonomisë greke."

Kryeministri vuri në dukje se "programi i ri ekonomik do të ndihmojë në rivendosjen e konkurrencës". 

Duke iu referuar ambientit politik, ai theksoi se "programi përfshin masa të vështira, por ato janë miratuar nga Parlamenti me shumicë shumë të madhe se 2/3 dhe mbështeten nga palët që marrin pjesë në qeveri".

Ai vërejti gjithashtu se "shumica e qytetarëve janë në favor të qëndrimit në eurozonë".

Kryeministri grek Lukas Papadhimos është përfshirë personalisht në negociata të vështira. 

Para fillimit të takimit të Eurogrup, ai ka pasur kontakte me presidentin e Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso, Presidentin e BE-së Herman Van Rompuy, kryetarin e Eurogroup Jean Claude Juncker, kreun e BQ, Mario Drago dhe përfaqësuesit IIF Charles Dalaras dhe Jean Lemier.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›