E Diel, 1 Nëntor 2026

22% e fëmijëve obezë. Mjekët: Mos hani çokollata dhe në fast food-e

obez-femiTiranë- Mjekët dhe ekspertët e ushqimit kanë dhënë alarmin se afro 22% e fëmijëve shqiptarë janë obezë, e se mbipesha trupore është kthyer në faktor të rrezikshëm për shëndetin në vendin tonë.

Sipas të dhënave të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe ISHP-ja thotë se obeziteti, që ka gjunjëzuar vende të zhvilluara si SHBA-të, ka prekur edhe vendin tonë dhe për të fajësohet dieta dhe regjimi ushqimor.

Fëmijët shqiptarë sot konsumojnë ushqime të konservuara apo tato që kanë shumë hormone në përbërjen e tyre. Sufllaqet, sanduiçët dhe patatitan bashkë me çokollatat janë të përditshme në mënunë e 21.6% të fëmijëve shqiptarë.

Fëmijët që jetojnë në zonat urbane janë më të prirur për t’u bërë obezë sepse kontrolli i ushqimit nga prindërit është më i vogël, për shkak të ritmit të furishëm të jetesës. Teksa obzeiteti kërcënon me patologji që çojnë deri në reduktimin e cilësisë dhe jetëgjatësinë.

Për të shmangur pandeminë mjekët rekomandojnë konsumin e mëngjesit çdo ditë e në vakt të ketë karbohidrate dhe proteina, si qumësht, vezë e fruta. Ekspertët bëjnë apel që shkollat të kenë programe të veçanta për ushqim të shëndetshëm të fëmijëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›