Ministri i Jashtëm turk viziton të martën Sirinë

Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan tha sot se kreu i politikës së jashtme, të martën do të udhëtojë në Siri për t`u takuar me autoritetet e vendit dhe për të dërguar një mesazh të qartë me rastin e dhunës brutale mbi protestuesit.
Kryeministri Erdogan ka thënë se Turqia nuk mund të rrij si një spektator, pas ngjarjeve aktuale në Siri pasi të dyja vendet kanë lidhjet historike dhe kulturore.
Kryeministri i Turqisë është shprehur se ministri i jashtëm, Ahmet Davutoglu të martën do të vizitoj Damaskun për ta dërguar mesazhi kuptimplotë, të Ankarasë në Siri.
Ndërsa ditën e sotme në Siri janë raportuar 29 të vdekur nga sulmet e ushtrisë në dy qytete.
Aktivistët e të drejtat të njeriut thonë se 20 civilë u vranë kur trupat me rreth 200 tanke sulmuan qytetin lindor të Sirisë Deir el-Zour.
Raportet e aktivistëve thonë se dhuna ndaj personave që protestojnë kundër qeverisë së presidentit Bashar al-Assad po vazhdon.