E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ne Siri nuk ndalet ushtria vret 27 civile

Dhuna e ushtrisë ndaj popullsisë në Siri nuk duket se do të ndalet.  Të paktën 27 civilë janë vrarë në provincat Deir-Al-Zur dhe Hula.

Sulmet vijnë në një kohë që presidenti Bashar Al Assad mbrojti sulmin e ushtrisë ndaj atyre protestuesve që ai quajti të paligjshëm. 

Asad nuk duket të ndryshojë qëndrim edhe pas një telefonate që pati me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, i cili i kërkoi që t’i jepte fund dhunës.  Sipas të dhënave, deri tani dhuna dhe përleshjet kanë shkaktuar 2038 viktima.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›