E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Jemenit Saleh del nga spitali por nuk largohet nga Arabia

Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh ka dalë nga spitali, ku po kurohej pas plagosjes nga sulmi në pallatin presidencial në muajin Korrik. Megjithatë, ai nuk ka në plan të kthehet në vendin e tij, por do të qëndrojë në Arabinë Saudite.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase sipas të cilave situata është qetësuar, edhe pse protestuesit vazhdojnë të kërkojnë largimin e Saleh nga detura. Dhjetra mijë protestues marshuan në rrugët e kryeqytetit Sana, ku u shënuan edhe disa përleshje.  

Në qytetin Taiz raportohen se është vrarë një person dhe tre të tjerë janë plagosur. Prej kohësh SHBA dhe institucionet e tjera ndërkombëtare bëjnë thirrje që në vend t’i jepet fund dhunës. Sipas tyre, situata përbën një kërcënim për paqen jo vetëm në vend, por edhe më gjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›