E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jelena Karleusa "bashkon" serbët me shqiptarët

Sipas mediave kosovare mësohet se një nga këngëtaret më të njohura të Serbisë, Jelena Karleusa thotë se ka bërë bashkë shqiptarë e serbë në një koncert në Gjermani. Ajo ka kërkuar paqe ndërmjet dy popujve.

"Mbrëmë ishte super! Shpresoj që serbët dhe shqiptarët në Gjermani, më në fund do të ndalen së vrari njëri-tjetrin. Të gjithë i kam publik timin", ka shkruar Karleusa në Tëitter.

Prej kohësh kjo këngëtare është në luftë të gjatë mediatike kundër Cecës, një tjetër këngëtare serbe e cila mbështet ide diametralisht të kundërta, dhe një pjese të mediave në Beograd.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›