E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrecaj: Po zvarritet lënda

Avokati Tahir Rrecaj i cili po mbron Fatmir Limajn që gjendet në paraburgim ka thënë për Epokën e Re se çështja e Limajt po zvarritet në gjykatë.

“Gjykata Supreme ende nuk e ka shqyrtuar kërkesës e palës mbrojtëse për mbrojtjen e ligjshmërisë” ka thënë ai.

Sipas tij, në rastin kur i pandehuri është në paraburgim, organet duhet të veprojnë me shpejt.

“Organet e zbatimit të ligjit, në këtë rast Supremja duhet të veprojnë me nguti të posaçme për të marrë një vendim”, ka thënë ai./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›