23 parti ‘të vogla’ kundër PD-PS: Pragu i hyrjes në Kuvend të jetë 2%
TIRANE - Rreth 23 parti të vogla, të majta dhe të djathta, priten që ditën e hënë t’u parashtrojnë dy partive të mëdha PD-së dhe PS-së propozimet e tyre më të fundit për reformën zgjedhore.
Në tryezën e së hënës në mesditë janë të ftuar edhe dy kryetarët e partive të mëdha, Edi Rama dhe Sali Berisha. PS ka konfirmuar pjesëmarrjen, por ende nuk dihet nëse aty do të jetë vetë Rama apo ndonjë nga përfaqësuesit e tij në tryezën e reformës zgjedhore.
Nëse edhe këtë herë, të vegjëlit nuk dëgjohen nga të mëdhenjtë, aleatët e PS-së paralajmërojnë se do të ndahen nga koalicioni me të. Korrektimi i sistemit, ndryshimi i pragut elektoral dhe lejimi i grupimeve të partive brenda koalicionit, përbëjnë thelbin e kërkesave të të vegjëlve. “Është ajo që ne kemi kërkuar prej kohësh. Jo ndryshimin e sistemit, por korrektimin e sistemit. Propozojmë që të ketë një prag elektoral prej 2 % për forcat politike që garojnë vetëm dhe 4 % për koalicionet”, - deklaroi dje për median, kreu i PDS Paskal Milo. Në tryezë do të jenë edhe kreu i LSI-së dhe ai i PBDNJ-së, Vangjel Dule. “Ne mendojmë që, është shumë e rëndësishme që në fund të muajit prill gjithçka të ketë përfunduar”, - tha dje Meta. “Ne jemi për korrektimin e këtij sistemi aktual për të evituar diskriminimin dhe për të barazuar sa më shumë të jetë e mundur votën e shqiptarëve ashtu sikurse e kërkon dhe e garanton edhe Kushtetuta”, - u shpreh Meta.
(lajmin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)