E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Vorë-Fushë Krujë, përplaset për vdekje 30-vjecari

VORË- Një 30-vjecar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Vorë-Fushë Krujë.

Mësohet se viktima Eduard Zyba ka qënë kalimtar, ndërsa është përplasur nga një makinë me targa të Lacit.

Pas përplasjes drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, por pak orë më vonë ai është vetëdorëzuar në polici.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›