E Diel, 1 Nëntor 2026

23 të vdekur në Siri, 9 nga një familje

Observatori sirian për të drejtat e Njeriut thotë se nëntë anëtarë të një familjeje, përfshirë katër gra dhe dy fëmijë, ishin në mesin e 11 viktimave të vrarë nga një sulm me predha në një fshat në provincën e Idlibit.

Aktivistët po ashtu raportojnë se 12 ushtarë u vranë afër bazës në provincën lindore të Deir Al-Zour.

Ndërkohë, 16 mbikëqyrës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë filluar punën në vend.

Ky numër pritet të rritet të 100 në mes të muajit maj. Aktualisht parashikohet që Brenda pak kohe në Siri të vendosen 300 monitorues ndërkombëtar.

Siria është nën një armëpushim të brishtë që prej 12 prillit, porse çdo ditë raportohen dhjetëra viktima si pasojë e dhunës.

/Start/F. P/

                                                                                             2012-05-01 16:07
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›