E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia punon për kushtetutë të re

Një komision parlamentar në Turqi do të nisë punën për kushtetutën e parë tërësisht civile për vendin.

Synimi është hartimi i një kapitulli më demokratik dhe më të thjeshtë për të zëvendësuar kushtetutën aktuale, që është hartuar nën kontrollin ushtarak 30 vjet më parë, e cila i jep pushtet ushtrisë, kufizon të drejtat individuale dhe ndërkohë injorohet nga minoritetet e vendit, përfshirë kurdët.

Drafti i ri pritet të kompletohet nga fundi i vitit. Komisioni multi-partiak, deri tani, ka vepruar me shkallë të ulët konsensusi, por ka premtuar hartimin e një kapitulli që do të përfaqësojë vullnetin e popullit.

Për këtë qëllim anëtarët e komisionit kanë zhvilluar takime në mbarë Turqinë, duke inkurajuar shoqërinë civile që të kontribuojë me pikëpamjet e saj.

Por një çështje e kontestuar ndodhet përpara, në veçanti përsa i përket autonomisë kulturore për t’u lejuar kurdëve dhe çfarë kompetencash duhet të ketë presidenti.

Kryeministri Tayip Erdogan, që ka dominuar politikën për një dekadë, nuk e ka fshehur ambicien për të zënë zyrën e presidentit me t’i mbaruar mandati.

Nëse konsensusi për kushtetutën do të dështojë në Parlament, zoti Erdogan ka kërcënuar se do ta çojë çështjen përpara përmes një referendumi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›