E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet numri i të huajve në Gjermani

Popullsia e huaj në Gjermani është rritur dukshëm në vitin 2011. Mendohet se kjo ka të bëjë me koniunkturën e mirë dhe lirinë e lëvizjes së punëmarrësve në vendet e reja anëtare të BE-së.

Rreth 6,93 milionë vetë me nënshtetësi jo-gjermane jetonin në fund të vitit 2011 në Gjermani, 177.300 më shumë se një vit më parë. Rritja prej 2,6 për qind është më e larta prej 15 vjetësh, bën të ditur Zyra Federale e Statistikave.

Pjesa më e madhe, gati 88 për qind e shifrës, ka të bëjë me ardhjet më të mëdha të njerëzve nga vendet e Bashkimit Evropian. Vështrimi i studiuesve drejtohet këtu drejt Lindjes: "Shifrat e larta kanë të bëjnë me futjen vitin e kaluar në fuqi të lirisë së veprimit për vendet e reja të BE-së", thotë Ilona Riesen nga Instituti i Ekonomisë gjermane në Këln.

Me përjashtim të Rumanisë dhe Bullgarisë, liria e veprimit është në fuqi për disa vende partnere të Gjermanisë. Shumë e dukshme ka qenë rritja e numrit të qytetarëve dhe qytetareve nga Polonia dhe Hungaria.

Edhe nëse statistikat nuk japin arsyen për motivet e të huajve që vijnë në Gjermani por edhe largohen prej saj, varësia midis mundësive për punë dhe imigrim janë të shpjegueshme për studiuesit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›