E Diel, 1 Nëntor 2026

Al Qaeda me porosi të fshehura në filma pornografik

Organizata Al Qaeda mbante të dokumentuara planet e saj terroriste brenda videove që përmbanin materiale pornografike. Lajmi u bë i ditur nga rrjeti CNN, në përvjetorin e vdekjes së krye-terroristit Osama Bin Laden.

Sipas CNN, autoritetet amerikane zbuluan në materialet që iu konfiskuan një 22-vjeçari pakistanez, i lidhur me Al Qaedan, një thesar të vërtetë. Brenda videove pornografike që ai dispononte kishte të dhëna për sulme terroriste të kryera, përfshirë atentatet në Londër në vitin 2005, si dhe për plane që prisnin të viheshin në zbatim.

Në videot pornografike u zbulua se organizata terroriste kishte planifikuar të sulmonte anije turistësh, si shenjë proteste për të kërkuar lirimin e të burgosurve të Guantanamos. Sipas planit, terroristët do të filmonin vrasjen e udhëtarëve dhe do t’i vishnin ata me veshje portokalli, si të burgosurit e Guantanamos.

Siç raporton CNN, të fshehura në video u gjetën edhe disa manuale për stërvitjen e terroristëve në gjuhën angleze, gjermane dhe arabe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›