E Diel, 1 Nëntor 2026

Koreja Veriore duhet t’i ndaloj provokimet

Presidenti i SHBA-së, Barak Obama dhe kryeministri japonez Joshiko Noda gjatë takimit të tyre të mbrëmshëm në Uashington e kanë dënuan politikën agresive të Koresë Veriore, duke përfshirë edhe lansimin e pasuksesshëm të raketës balistike.

Presidenti amerikan, Barak Obama ka thënë se sjellja e tillë demonstron dobësi e jo forcë, përderisa kryeministri japonez, Joshiko Noda ka thënë se veprimet agresive të Phenianit i minojnë përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e problemit, duke shtuar se nuk është përjashtuar që Koreja Veriore të tentojë të kryejë edhe një test bërthamor, pas atij në vitin 2009.

Presidenti Obama ka theksuar se SHBA-të, së bashku me vendet e rajonit, janë të bashkuara në insistimin që Koreja Veriore t'i plotësojë obligimet e veta ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›