E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Gjirokastër: Tenderat do i bëjnë spitalet jo më nga Ministria e Shëndetësisë

TIRANË-Kryetari i PS, Edi Rama në “Këndin e Fjalës” që mbajti në Gjirokastër kreu një bashkëbisedim me banorë të qytetit të ngurtë.
Tek tema e ujit, Rama theksoi se ‘i vjen turp që në këto kohë të premtojë ujin e pijshëm për banorët’.

“Tha do bjerë ujin. Po si do e sjellin ujin këta. Ujin e sjell shteti në rubinet, por rubineti nuk ka ujë. Shqipëria është vendi i dytë i pasur me ujë pas Norvegjisë. Sa herë vjen fushata përmendin ujin. Ore ujin e kemi pse nuk leni ta marrim. Cfarë është kjo kucdër e madhe që nuk sjell ujin. Mungesa e shtetit”. 

Shendetesia
I pyetur se konkretisht cili do të jetë projekti për sistemin shëndetësor, Rama vuri në dukje se reforma që do bëjë PS do të jetë me themel.
“Asnjë tender ministrisë së Shëndetësisë, buxheti do u kalojë spitaleve. Kështu do të ndryshojë loja në mënyrë që të kalojmë në normalitet. Do jenë spitalet vetë që do të menaxhojnë të ardhurat dhe buxhetet e tyre”.

vijonn

(d.b/BalaknWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›