Pukë, këndoi këngë për Berishën, 'përleshet' me anëtarët e FRESSH, PS-LSI: Incident provokues
PUKË - Shënohet incidenti i radhës në Pukë. Incidenti elektoral ka ndodhur mbrëmë në një koncert festiv të organizuar nga Bashkia e këtij qyteti me rastin e ditës së “Kulturës Pukjane”.
Një këngë për Sali Berishën ka irrituar disa aktivist të opozitës, duke bërë që të rinjtë e FRESSH të ngrinin flamujt e PS-së, gjë e cila solli më pas dhe konfrontime në mesin e të rinjve pjesë e këtij incidenti.
Për shpërndarjen e turmës është detyruar të ndërhyjë, FNSH, efektiv të së cilës thuhet të kenë shtënë në ajër.
PS-LSI: KENGA E BERISHES, INCIDENT PROVOKUES
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë reaguar në lidhje me incidentin e djeshëm elektoral të ndodhur në Pukë. Në një reagim për mediat PS-LSI e kanë cilësuar incident provokues këndimin e këngës për Berishën gjatë aktivitet të FRESSH.
PS dhe LSI nënvizojnë se efektivët e FNSH-së kanë ndërhyrë duke qëlluar me armë, teksa i ka bërë thirrje që të zbatojë Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor dhe të mos bëhet pjesë e politikës.
PS dhe LSI i bëjnë thirrje qytetarëve që qetësinë që situate të mos rëndohet.
(a.k/e.m/BalkanWeb)