E Shtunë, 31 Tetor 2026

236-vjetori i Pavarësisë së SHBA, ambasada zhvillon pritje

Tiranë- Me rastin e 236-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasada e këtij shteti në vendin tonë po organizon pritje për njerëz të politikës, medias, artit dhe kulturës.

Ceremonia po mbahet pesë ditë më herët pasi siç e do dhe tradita e shtetit amerikan të gjithë ambasadorët e saj duhet të jenë në Amerikë me 4 Korrik për të festuar së bashku.

Në fjalimin e tij, Arvizu ka falenderuar gjithë institucionet shtetërore për bashkpunimin e tyre me Ambasaden Amerikane duke i cilësuar si të rëndësishme marrëdhëniet dypalëshe, por nuk ka harruar të përmendë dhe bazën e pastër të demorkacisë gjithëpërfshirëse që e ngriti shtetin amerikan dhe e bëri më të fuqimshin ndër shtete.

Në cilëndo demokraci pjesëmarrëse ka disa elementë të domosdoshëm, aty është koncepti i shtetit të së drejtës qoftë nëse bëhet fjalë për kushtetutën e vendit ose rregullat apo rregullorët që qeverisin trafikun. Aty është koncepti i institucioneve të pavarura për të administruar ligjin në mënyrë të vijueshme dhe me paanësi dhe aty gjendet elementi më i rëndësishëm i të gjithë njerëzve. Sa herë dëgjoj termin demokraci e ndjej se duhet ti shtoj termin pjesmarrëse për ta modifikuar, sepse pa përbërsin pjesëmarrës, që do të thotë pa përfshirë aktivitetet e njerëzve atëherë cdo diskutim mbi demokracinë është i papalotë, tha  ambasadori i SHBA në vendin tonë, Alexander Arvizu.

Ideal Gola/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›