E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksamil, gërmadhat e ndërtimeve rrezikojnë turizmin

Ksamil- Një nga vendet më të bukura të rivierës shqiptare në jug, Ksamili, edhe këtë vit do t’i ofrojë turistëve një panoramë jo të mirë.

Rreth 256 objekte të shembura prej Inspektoriatit Kombëtar dy vite më parë vazhdojnë të mbajnë të bllokuar 7000 metra katrorë hapësirë publike.

Përgjegjësi i Urbanistikës pranë Komunës Ksamil, Fatos Malaj, shprehet se institucioni ku ai punon nuk ka mjete financiare të larguar mbetjet inerte pasi pastrimi vetëm për një objekt shkon në 300-400 mijë lekë të reja.

Dy vjet më parë filloi shembja e ndërtimeve pa leje në këtë zonë çka rezultoi dhe me frenimin e ndërtimeve të këtij lloji në Ksamil, por specialistët mendojnë se i shemben objektet nuk kishin ndonje plan për zhvendosjen e tyre.

Komunës, pavarësisht mjeteve financiare që do duhet ti ketë për heqjen e tonelatave të tëra inertesh, u duhet që të njejtat ti dergojnë në një vend jashtë kufirit administrative të tyre dhe të miratohet nga një leje e posaçme mjedisore.

Sipas legjislaturës shqiptare, barra e zhvendsojes së interteve pas shembjes i bie pronarit të objektit, por ndaj tyre nuk janë praktikuar asnjë gjobë. E gjitha çfarë bëjnë pronarët është shembja vullnetare e godinave për të përfituar hekurin apo edhe për të krijuar hapësira të lira që shpresojnë ti kthejnë në ndërtime të legalizuara në të ardhmen.

Ideal Gola/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›