E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç vendos prioritetet e Serbisë: Kosova dhe BE

Beograd- Kryeministri i ri serb Ivica Daçiç ka thënë se prioritete të kabinetit të tij do të jenë rruga evropiane e Serbisë dhe mbrojtja e interesave shtetërore serbe.

Siç raporton B92 lideri i socialistëve SPS theksoi se kjo do të thotë se zgjidhja e problemit me Kosovën do të bëhet në një mënyrë paqësore dhe përmes bisedimeve i bazuar në zbatimin e saj çka është rënë dakord.

‘Unë besoj se kjo është thelnësore për të përcaktuar Ballkanin si një zonë të paqes dhe stabilitetit’- i tha Daçiç gazetarëve në Beograd të premten vonë ndërsa mori pjesë në një pritje lamtumire të organizuar nga ambasadori gjerman Wolfram Maas.

I pyetur sesi qeveria e re e Serbisë do të reagonte nëse BE tregon kërkesa më të rrepta për integrimin e mëtejshëm të Serbisë Daçiç iu përgjigj duke thënë se kjo çështje është për diskutime të mëtejshme.

‘Duke parë kriteret që kanë vendosur deri më tani është e rëndësishme të ketë negociata të vazhdueshme e serizoe për të eleminuar sa më shumë pengesa për t’i dhënë një datë fillimit të negociatve me BE-në”- tha Daçiç.

Daçiç tha gjithashtu se kabineti do të ndërtohet sa më shpejt. ‘Në ditët e ardhshme ne do të flaism me partitë e tjera por është e qartë se ka një shumicë parlamentare’- përfundoi Daçiç i cili më herët gjatë kësaj jave mori mandatin nga presidenti për të formuar qeverinë e re serbe.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›