E Shtunë, 31 Tetor 2026

“I pavdekshmi” Nicholas Cage

Për shitje në web-faqen eBay është shfaqur një fotografi, e cila “dëshmon” se aktori Nicholas Cage kishte jetuar edhe në kohën e Luftës Qytetare në Amerikë (më 1870). Ai asokohe ishte 47-vjeçar, aq sa është edhe sot. Nga Express më 20 shtator 2011 në ora 09:07

"Kopja e Cage" (fytyra e të cilit shihet në fotografinë djathtas) pa asnjë dyshim se i përngjanë pamasë aktorit të famshëm hollivudian.

Jack Mord, nga Seattle, i cili aktualisht jeton në Washington, e ka gjetur fotografinë në fjalë dhe tani po e shet atë në eBay për një milionë dollarë, aq sa figuron çmimi fillestar për të.

"Plakui" Nicholas Cage në fakt jetonte në Bristol, në shtetin federal Tennessie, në kohën e Luftës Qytetare në Amerikë. Mord ndërkaq është i bindur se Cage është një vampir, i cili ishte zhdukur në mënyrë misterioze në vitin 1870, për t’u shfaqur pastaj në kohën e tashme, dhe në një pjesë krejt tjetër të Amerikës.

Mord po ashtu është i bindur se ky rrëfim është i vërtetë. Ai madje beson se Nicholas Cage “i sotëm” së shpejti do të zhduket në mënyrë të mistershme, për t’u rishfaqur sërish pastaj në një të ardhme tjetër të largët.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›