E Diel, 1 Nëntor 2026

24 orë nga raundi i parë për Presidentin, Berisha pret Arvizu-n

Tiranë- E marta është një ditë me një axhendë tepër të ngjeshur për partitë politike në vendin tonë të cilat duhet të arrijnë një konsenus për emrin e presidenti që do të paraqesin nesër në raundin e parë të votimit.

Sapo përfundoi takimin me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dulen kreu i mazhorancës Sali Berisha zhvilloi një takim që zgjati rreth një orë me amabasorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Edhe pse dy zyrtarët e lartë nuk dhanë një prononcim për mediat pas takimit zgjedhje e presidentit të ri të vendit mendohet se ka qënë kryefjala e takimit. Vetë ambasadori amerikan në deklaratat e tij të mëparshme lidhur me kreun e ri të shtetit është shprehur se dëshiron që presidenti të zgjidhet që në raundin e parë dhe me shumicë votash.

Teksa kryediplomati amerikan në Tiranë është cilësuar si një faktor kyç në zbutjen e marrëdhënieve mes dy kampeve për të gjeur rrugën e bashkëpunimit dhe konsensuit në të mirë të prosperitetit të vendit dhe të një presidenti kushtetues që qendron mbi palët.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›