E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, trojka e ambasadorëve takohet me Edi Ramën

Tiranë- Ethet presidenciale kanë pushtuar vendin teksa pritet që nga kampët e dy partive kryesore të prononcohet se kush është kandidatura konsensuale për kreun e shtetit që do të shkojë nesër në raundin e parë të votimit.

Dhe nëse kjo nuk ndodh raundi do të quhet i ezauruar pasi palët janë zotuar për një president konsesual në kërkim të së cilit janë ende sot vetëm pak orë nga votimi i nesërm në Kuvend.

Ditën e sotme trojka e ambasadorëve në vendin tonë rreth orës 12:00 ka nisur një takim me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama në ambientët e kësaj force politike. Ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu, ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi dhe zv/ambadori i OSBE-së Dan Redford u takuan me zotin Rama lidhur me çështjen e presidentit të ri të vendit. Në takim OSBE u përfaqësua nga zëvëndësi i saj në Shqipëri pasi ambasadori Eugen Wollfarth nuk mund të ishte për shkak të axhendës së tij.

Prezenca e trojkës në bisedime, dhe e asaj të pak minutave më parë të ambasadorit Arvizu me zotin Berisha, është një përpjekje që palët të gjejnë konsensusin për emrin e presidentit vetem një ditë parë raundit të parë. Po sot kreu i PS-së Rama lajmëroi përmes Twitter-it se do të zhvillojë rreth orës 13:00 një takim me grupin e tij kuvendor lidhur me qëndrimin që do të mbajnë nesër në seancën plenare ku do të votohet presidenti i ri.

Ndërkohë që Komisioni Parlametar i Ligjeve do të mbidhet nesër rreth orës 09:00 nëse një kandidat arrin të lakohet sot nga dy kampet përmes konsensusit. Nëse deri nëser asnjë kandidaturë nuk paraqitet atëherë raundi i parë quhet i ezauruar sipas Kushtetutës së vendit dhe së paku një javë pas tij zhvillohet raudni i dytë. Një kandidati për president  i duhen së paku 20 firma deputetësh për të garuar dhe aktualisht asnjëri kamp nuk ka pohuar asnjë emër konkret.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›