E Diel, 1 Nëntor 2026

24 vjeçari kolumbian, njeriu më i shkurtër në botë

Libri i Rekordeve Gines ka njohur si njeriun më të shkurtër në botë, një burrë kolumbian. Eduard Hernandez, i njohur me emrin Ninjo- që do të thotë fëmijë, e trashëgon titullin nga kinezi He Ping-ping, i cili ndërroi jetë në mars të këtij viti.  

Nino aktualisht jeton në Bogota me prindërit e tij dhe katër vëllezërit dhe të gjithë punojnë në biznesin e familjes për prodhimin e pizhamave. “Procesi i rritjes për të ka qenë shumë i ngadaltë. Kam përshtypjen se ai u rrit më shumë në barkun tim sesa pasi lindi. Kur lindi, Ninjo ishte 43 cm i gjatë dhe tani, në moshën 24 vjecare ai është vetëm 70 cm i gjatë. Kjo e vërteton përshtypjen time”, thotë nena e Ninjos.

Libri i Rekordeve 2011, edicioni i fundit i librit best-seller,  do të botohet në 15 shtator të këtij viti

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›