E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i përvitshëm i Birrës në Gjermani

Cdo vjeshtë miliona njerëz nga e gjithë bota mblidhen në jug të Gjermanisë për të marrë pjesë në një nga festivalet më të famshme të birrës. Evenimenti i përvitshëm “Oktober Fest” do të fillojë në Mynyh më 18 shtator. Ky vit shënon 200 vjetorin e këtij festivali, të famshëm për konsumuesit e mëdhenj të birrës në gjithë botën.

Një ditë para fillimit në Mynyh po bëhen përgatitjet e fundit ndërsa kreu i rajonit ku do të mbahet festa e famshme bavariane njofton se gjithcka do të jetë në përkujtim të së shkuarës. "Keni ndërtuar në pjesën jugore një zonë të mrekullueshme për udhëtuesit në kohë. Ata do të shkojnë pas në shekullin e 19-të. Këtu, pas meje, do të jetë arena për garat me kuaj, ashtu si dikur. Gjithashtu do të ketë një tende muze, një velodrom dhe stalla si në shekullin e 19-të. Kemi shumë për të ofruar për njerëzit nostalgjik”, thote Gabriele Weisshaeupl.

“Oktober-festi” i parë u zhvillua në vitin 1980 për të kujtuar martesen e princeshës Terezë me Princin Ludovig. Viti 1950 shënoi vitin e parë të zhvillimit të festivalit. Sot është një traditë që kryetari i bashkisë së qytetit të hapë festivalin duke hapur shishen e parë të birrës. "Oktoberfest-I" mbledh përvit rreth 6 milionë njerëz.

Elona Mamushi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›