E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes poligami, kishte 100 gra dhe 200 fëmijë

Asentus Akuku, i cili ndërroi jetë në moshën 94-vjecare, përbën një lajm kryesor në vendin e tij, Kenia, pasi ai është martuar me 100 gra dhe ka më shumë se 200 fëmijë në jetën e tij. Akuku, i cili njihet me nofkën “I rrezikshmi”, nga bashkëfshatarët e tij, për shkak të aftësisë së tij për të joshur femrat e fshatit, ndërroi jetë në 3 tetor pas një sëmundje të rëndë.

Një prej djemve të tij, Tom Akuku, tha për televizionin e Kenias se përpjekjet për ta shpëtuar ishin të vështira për shkak se në spital nuk ndodhej as edhe një krevat për ta shtruar.  Qindra të afërm të poligamit janë mbledhur në shtëpinë e tij në provincën Nianza të Kenias për të kryer funeralin. Poligamia është ligjore në Kenia, edhe pse praktikisht nuk është shumë e përhapur. 

Madje, kjo praktikë është konsideruar si shenjë e shëndetit dhe pasurisë në disa komunitete në afrikën lindore. I mbiquajturi “ I rrezikshmi” ishte një njeri i shëndetshëm, ai kishte një kompani taksie dhe shumicën e dyqaneve të qendrës së fshatit, ku punonte me fëmijët e tij. Ai do të mbahet mend për ndërtimin e një shkolle për fëmijët e tij, dhe të një kishe ku të kryente shërbesat e të dielës familja e tij e stërmadhe.

Anisa Braho

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›